fbpx

Our Blog

Read our posts and join the conversation.

6 Folje ndihmëse në gjermanisht

Ende pa nisur të mësoni gjuhën gjermane, mbase keni ditur se si të prezantoni veten, të tregoni se sa vjeç jeni dhe nga vini. Ky është një fillim i mirë!

Ju kujtohet blog ynë i mëparshëm ku përmendëm se: foljet ndihmëse janë ato folje që shprehin ide të mundësisë, lejes, dëshirës, pëlqimit dhe detyrimit. Foljet ndihmëse shoqërohen zakonisht me një folje në formë të pashtjelluar dhe na krijojnë mundësinë për të kuptuar mbi veprimin apo gjëndjen e shprehur nga ajo.
Folja ndihmëse zgjedhohet sipas kryefjalës dhe gjendet gjithmonë pranë saj, kurse folja shoqëruese vendoset e pazgjedhuar, në fund të fjalisë. Për shembull, në fjalinë “Ich kann zu Hause gehen”, folja gjermane “können” (mund) në këtë rast është e zgjedhuar sipas përemrit vetor “Ich” (Unë) që është dhe kryefjala, kurse folja “gehen” (shkoj), vendoset në fund të fjalisë e pazgjedhuar.
Ich kann zu Hause gehen. Unë mundshkoj në shtëpi.

Është rasti, t'ju prezantojmë me 6 foljet ndihmëse më të përdorura në gjuhën gjermane.

Dürfen - “lejohem/mundem”
Dürfen është folja ndihmëse që përdoret për të shprehur idenë e lejes ose mundësisë, pra më lejohet ose më mundësohet të kryej një veprim (një veprim që zakonisht shprehet nga folja shoqëruese në formën e pashtjelluar). Disa shembuj të foljes “dürfen”, me dhe pa një folje shoqëruese të pashtjelluar:

Me folje shoqëruese të pashtjelluar

Er darf Fußball nicht spielen.

Ai nuk mundetluajë futboll. /

Atij nuk i lejohet të luajë futboll.

Wir dürfen auf diesem Projekt zusammenarbeiten.

Ne na lejohetpunojmë së bashku në këtë projekt.

Pa folje shoqëruese të pashtjelluar

Das darf ich nicht.

Kjo nuk më lejohet. /

Nuk më lejohet (ta bëj) atë.


Können - “mund”

Können është folja ndihmëse që përdoret për të shprehur idenë e mundësisë, pra e kam të mundur ose jam në gjëndje të kryej një veprim (një veprim që zakonisht shprehet nga folja shoqëruese në formën e pashtjelluar). Disa shembuj të foljes “können”, me dhe pa një folje shoqëruese të pashtjelluar:

Me folje shoqëruese të pashtjelluar

Sie kann mich nicht hören.

Ajo nuk mund të më dëgjojë.

Sie können ein bisschen Deutsch sprechen.

Ata mundflasin pak gjermanisht.

Pa folje shoqëruese të pashtjelluar

Du kannst nicht!

Ti nuk mundesh! / Nuk mundesh!


Wollen - “dua”

Wollen është një nga shumë fjalët ose mënyrat për të shprehur në gjermanisht idenë e një dëshirë. Nëse “doni/dëshironi” diçka, përdorni “wollen”, dhe sipas kontekstit, shoqëroheni me foljen e pashtjelluar që tregon veprimin! Disa shembuj të foljes “wollen”, me dhe pa një folje shoqëruese të pashtjelluar:

Me folje shoqëruese të pashtjelluar

Ihr al wollt aufgeben, aber ich sage “Nein!”

Ju të gjithë donihiqni dorë, por unë them, “Jo!”

Er will mir einen Kuss geben.

Ai dëshiron të më dhurojë një puthje.

Pa folje shoqëruese të pashtjelluar

Ich will einen schönen Tag.

Dua një ditë të bukur.


Sollen - “duhet”

Sollen është folja ndihmëse që përdoret për të shprehur idenë e një detyrimi por që nuk është fort përcaktues. Por, “sollen” është një mënyrë e shkëlqyeshme e cila shpreh në formë të përzier atë që duhet bërë, dhe atë që me të vërtetë dëshirojmë të bëjmë. Shembujt më poshtë konkretizojnë këto situata:

Me folje shoqëruese të pashtjelluar

Ich soll meine Hausaufgaben machen, aber ich will schlafen!

Unë duhet të bëj detyrat e shtëpisë, por dua të fle!

Er soll mir bedanken, dass ich ein guter Freund bin.

Ai duhet të më falënderojë që jam një mik i mirë.

Wir sollen einen Film sehen.

Ne duhetshohim një film.


Müssen - “duhet”

Müssen është folja ndihmëse që përdoret për të shprehur idenë e një detyrimi në disa raste të përcaktuara në kontekstin ligjor. Ose, ndryshe, mendoni që janë disa gjëra që ju dëshironi t'i bëni dhe disa të tjera që jeni të detyruar t'i bëni. Kur jemi të detyruar, përdorim “müssen”:

Me folje shoqëruese të pashtjelluar

Erin muss müde sein, weil er letzte Nacht nicht gut geschlafen hat.

Erini duhetjetë i lodhur sepse nuk fjeti mirë natën e kaluar.

Sie müssen einen Job finden.

Ata duhet gjejnë një punë.

Ich muss lernen, weil ich Freitag eine Prüfung habe.

Unë duhet studioj, sepse kam një provim të premten.


Mögen - “pëlqej”

Mögen është pa dyshim një nga foljet ndihmëse më të lehta për tu mbajtur mend, sepse përdoret më shpesh dhe përdoret për të shprehur idenë e një pëlqimi. Në varësi të kontekstit, “mögen” shoqërohet ose jo me folje të pashtjelluar:

Me folje shoqëruese të pashtjelluar

Er mag fischen.

Atij i pëlqenpeshkojë.

Pa folje shoqëruese të pashtjelluar

Du magst den grünen Apfel, aber ich mag den roten Apfel.

Ty të pëlqen molla jeshile, por mua më pëlqen molla e kuqe.

Obwohl sie die Schokolade mag, mag sie den Kuchen mehr.

Edhe pse çokollata i pëlqen, asaj i pëlqen edhe më shumë torta.


Kujtoni se, përdorimi i foljeve ndihmëse ju mundëson të shprehni në mënyrën e duhur fjali të plota dhe të sakta në gjuhën gjermane!

Shpërndajeni me miqtë tuaj

Image
Online Academy
Oraret e mësimdhënies
  • Hënë - Shtunë
  • Diel

Rruga "Tish Daija", Kompleksi Kika II, Hyrja Nr. 2,
Tiranë, Shqipëri