Rreth gjuhës angleze

Gjuha angleze është një gjuhë që flitet gjithandej dhe është gjuha zyrtare e shumë shteteve.

Përdoret gjithashtu si gjuhë e dytë në disa vende të botës. Anglishtja bën pjesë në familjen e gjuhëve indo-evropiane.
Rreth 400 - 450 milion njerëz e flasin gjuhën angleze si gjuhën e tyre të parë. Nga një vlerësim i kohëve të fundit, ka rezultuar se 1.9 miliardë njerëz, pra gati një e treta e popullsisë në botë, zotërojnë gjuhën angleze në nivelin fillestar. Sot për sot, anglishtja është gjuhë ndërkombëtare dhe mbizotëruese në komunikime, shkencë, biznes, aviacion, fushën e televizionit, diplomaci dhe internet.
Aktualisht anglishtja është gjuha e dytë më e përhapur dhe e folur në botë pas kinezçes, e cila ka mbi 1 miliardë folës. Në Bashkimin Evropian, më shumë njerëz zgjedhin të mësojnë anglisht se çdo gjuhë tjetër. Gjithashtu anglishtja është gjuha më e studiuar në Kinë, Japoni, Korenë e Jugut dhe Tajvan.

Shtypi anglez
Merrni kohë për të lexuar gazeta dhe revista në gjuhë të huaj sepse është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar fjalorin dhe aftësitë e të kuptuarit. Epoka e teknologjisë e ka bërë më të prekshme shtypin e shkruar përmes leximit online.
Sugjerimet tona për gazetat që mund të lexoni në anglisht nëpërmjet internetit do t'ju ndihmojnë të përmirësoni më tej aftësitë tuaja gjuhësore dhe t'ju informojë me atë që ndodh në botën anglishtfolëse.

Times Online
Chicago Tribune
Washington Post
Telegraph

Radiot në gjuhën angleze
Është vërtetë e rëndësishme të dëgjoni vazhdimisht radiostacione në gjuhën angleze nga e gjithë bota. Dëgjimi i radios do të ndërtojë aftësitë tuaja të të kuptuarit nëpërmjet dëgjimit dhe do të zhvillojë rrjedhshmëri për të folurin.
Më poshtë gjeni sugjerimet tona për stacionet radiofonike në gjuhën angleze të cilat do t'ju ndihmojnë të përmirësoni më tej aftësitë tuaja gjuhësore dhe normalisht, t'ju informojë me atë që ndodh në botën anglishtfolëse.

BBC Radio One
BBC Radio Two
BBC Radio Three
BBC Radio Four

Shpërndajeni me miqtë tuaj