fbpx

Our Blog

Read our posts and join the conversation.

Rreth gjuhës gjermane

Gjuha gjermane është një nga gjuhët më me rëndësi në botë dhe pjesë e grupimit Gjermanik të familjes së gjuhëve Indo-Evropiane.

Në të gjithë botën, janë afro 110 milion folës amtare dhe 18 milion të tjerë jo-amtare të gjuhës gjermane, të cilët gjenden kryesisht në Gjermani, Austri, Lihtenshtajn, Luksemburg dhe në dy të tretat e Zvicrës.
Gjermanishtja është një nga gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian, dhe një nga tre gjuhët në të cilat punon Komisioni Evropian, krahas gjuhëve anglisht dhe frëngjisht. Gjuha gjermane dikur ka qënë gjuha kryesore e Evropës qendrore, lindore dhe veriore dhe mbetet një nga gjuhët e huaja më të përhapura që mësohet nga njerëz në të gjithë botën, ndërsa në Evropë mbetet një gjuhë e huaj më e përhapur edhe se spanjishtja.

Shtypi gjerman
Merrni kohë për të lexuar gazeta dhe revista në gjuhë të huaj sepse është një mënyrë e shkëlqyer për të përmirësuar fjalorin dhe aftësitë e të kuptuarit. Epoka e teknologjisë e ka bërë më të prekshme shtypin e shkruar përmes leximit online.
Sugjerimet tona për gazetat që mund të lexoni në gjermanisht nëpërmjet internetit do t'ju ndihmojnë të përmirësoni më tej aftësitë tuaja gjuhësore dhe t'ju informojë me atë që ndodh në botën gjermanishtfolëse.

Welt
Zeit
Handelsblatt
Berlin Online

Radiot në gjuhën gjermane
Është vërtetë e rëndësishme të dëgjoni vazhdimisht radiostacione në gjuhën gjermane nga e gjithë bota. Dëgjimi i radios do të ndërtojë aftësitë tuaja të të kuptuarit nëpërmjet dëgjimit dhe do të zhvillojë rrjedhshmëri për të folurin.
Më poshtë gjeni sugjerimet tona për stacionet radiofonike në gjuhën gjermane të cilat do t'ju ndihmojnë të përmirësoni më tej aftësitë tuaja gjuhësore dhe normalisht, t'ju informojë me atë që ndodh në botën gjermanishtfolëse.

Deutschland Radio
MDR
Deutsche Welle Radio
NDR

Shpërndajeni me miqtë tuaj

Image
Online Academy
Oraret e mësimdhënies
  • Hënë - Shtunë
  • Diel

Rruga "Tish Daija", Kompleksi Kika II, Hyrja Nr. 2,
Tiranë, Shqipëri