fbpx

Our Blog

Read our posts and join the conversation.

Si t'i mësoni rasat e gjuhës gjermane? – Udhëzues me 4+1 pika

Kur keni filluar të mësoni gjermanishten, do t'ju ketë rënë në sy përdorimi i nyjeve të ndryshme para emrave, si për shembull; ein, eine, einer, einen dhe einem.

Po nyjet; der, die, das, den dhe dem, i mbani mend kur përdoren?

Në këtë artikull përshkruhen se cilat janë rasat në gjuhën gjermane, kur t'i përdorni ato dhe jepen disa rregulla që iu ndihmojnë për t'i mësuar më lehtë.

📜Çfarë duhet të mbani mend?

1. Emrat në gjermanisht kanë gjini gramatikore

Gjëja e parë që duhet të dini është se emrat në gjuhën gjermanë kanë gjini gramatikore e cila dallohet nga nyja para emrit (bestimmten Artikel: die, der, das). Në gjuhën shqipe apo angleze, nuk ka një rregull të tillë për të dalluar gjininë e emrave.

👉Për shembull:

 qeni the dog der Hund 
 macja the cat  die Katze 
 kali the horse  das Pferd 


Siç mund ta shihni, emrat në gjuhën shqipe nuk marin nyje përpara dhe emrat në gjuhën angleze marrin të njëjtën nyje "the". Kurse emrat në gjermanisht, mund të kenë një nga tre gjinitë dhe dallohen nga nyjet:

 der  (për emrat e gjinisë mashkullore)
 die  (për emrat e gjinisë femërore)
 das  (për emrat e gjinisë asnjanëse)


✍️ Shënim: das Pferd në gjermanisht është emër i gjinisë asnjanëse, kjo nuk do të thotë se dhe në shqip apo anglisht, ai është i tillë.

📌 Në një nga postimet tona kemi dhënë një këshillë që e përsërisim për ju - kur të mësoni fjalët e reja në gjermanisht, përpiquni të mësoni edhe gjininë=nyjën përcaktuese (bestimmten Artikel: die, der, das).

Përveç gjinisë gramatikore, nyja e emrit ndryshon në varësi të faktit nëse është kryefjalë, kundrinor i drejtë ose kundrinor i zhdrejtë. Në këtë kuptim, rasa e emrit lidhet me rolin e tij në fjali. Rasat në gjuhën gjermane janë; 1️⃣ rasa emërore (Der Nominativ), 2️⃣ rasa kallëzore (Der Akkusativ), 3️⃣ rasa dhanore (Der Dativ) dhe 4️⃣ rasa gjinore (Der Genitiv).

Le të shohim secilën nga rasat me më shumë detaje.

2. Rasa emërore (Der Nominativ)

🔸 Emrat në rasën emërore iu përgjigjen pyetjes "kush?", "cili-a?"/"cilët-at?" (“wer?”).

🔸 Rasën emërore në një fjali, e merr kryefjala. Kryefjala tregon personin ose sendin që kryen veprimin. 🔍 Për shembull, në fjalinë "Vajza gjuan topin" ("Das Mädchen tritt den Ball"), "vajza" ("Das Mädchen") është kryefjala, e lakuar sipas rasës emërore.

👉 Nyjet në rasën emërore, ndryshojnë si më poshtë në bazë të gjinisë së emrit:

oie JbqtmbqlkWzv

 

👉 SHEMBUJ FJALISH:

Die Frau lebt in Deutschland. Gruaja jeton në Gjermani.
Eine Frau lebt in Deutschland. Një grua jeton në Gjermani.
Der Mann arbeitet in der Bäckerei. Burri punon në furrën e bukës.
Ein Mann arbeitet in der Bäckerei. Një burrë punon në furrën e bukës.
Das Kind geht in die Schule. Fëmija shkon në shkollë.
Ein Kind geht in die Schule. Një fëmijë shkon në shkollë.


📌 Vini re: "Die Frau" dhe "Eine Frau", "Der Mann" dhe "Ein Mann", "Das Kind" dhe "Ein Kind" janë kryefjala për secilën nga fjalitë. Ato janë emra në rasën emërore.

3. Rasa kallëzore (Der Akkusativ)

🔸 Emrat në rasën kallëzore iu përgjigjen pyetjes "kë?", "cilin-ën?"/"cilët-at?" (“wen?”).

🔸 Rasën kallëzore në një fjali, e merr kundrinori i drejtë. Kundrinori i drejtë tregon personin ose sendin mbi të cilin bie veprimi. 🔍 Për shembull, në fjalinë "Vajza gjuan topin" ("Das Mädchen tritt den Ball"), "topin" ("den Ball") është kundrinori i drejtë, i lakuar sipas rasës kallëzore.

👉 Më poshtë tregohet si ndryshojnë nyjet e emrave në rasën kallëzore:

oie seX57Ep6k8Zy

👉 SHEMBUJ FJALISH:

 Das Kind isst einen Apfel.  Fëmija ha një mollë.
📃✏️ Në këtë fjali, "einen Apfel" është kundrinori i drejtë, në rasën kallëzore. Kurse "Das Kind" është kryefjala e cila ka marrë rasën emërore.
 
 Der Mann liebt die Frau.  Burri e dashuron gruan.
📃✏️ Këtu, "die Frau" është kundrinori i drejtë, në rasën kallëzore. Kurse "Der Mann" është kryefjalarasën emërore.
 
Die Frau liebt den Mann. Gruaja e dashuron burrin.
📃✏️ Vini re me kujdes, në këtë rast "den Mann" është kundrinori i drejtërasën kallëzore, kurse "Die Frau" është kryefjalarasën emërore.

 

4. Rasa dhanore (Der Dativ)

🔸 Emrat në rasën dhanore iu përgjigjen pyetjes "kujt?", "cilit-ës?"/"cilëve-ave?" (“wem?” ose “was?”).

🔸 Rasën dhanore në një fjali, e merr kundrinori i zhdrejtë. Kundrinori i zhdrejtë tregon personin ose sendin ku përfundon veprimi që ka pësuar kundrinori i drejtë. 🔍 Për shembull, në fjalinë "Vajza gjuan topin drejt djalit" ("Das Mädchen tritt den Ball zu dem Jungen"), "djalit" ("dem Jungen") është kundrinori i zhdrejtë, i lakuar sipas rasës dhanore.

👉 Më poshtë tregohet si ndryshojnë nyjet e emrave në rasën dhanore:

oie kNWGvJddC2u4

📌 Mbani mend se, në gjuhën gjermane, renditja e fjalëve në fjali nuk ndryshon kuptimin e saj për sa kohë përdoret rasa e duhur e emrave. 🔍 Për shembull: 

 Ich schenke dir eine Blume.
 (kryefjala) (folja) (kundrinori i zhdrejtë, rasa dhanore) (kundrinori i drejtë, rasa kallëzore)
 
 Eine Blume schenke ich dir.
 (kundrinori i drejtë, rasa kallëzore) (folja) (kryefjala) (kundrinori i zhdrejtë, rasa dhanore
 
Përkthimi dhe përshtatja e fjalisë në gjuhën shqipe (vini re pjesët përbërëse të fjalisë):
 Unë të dhuroj ty një lule.
 (kryefjala) (folja) (kundrinori i zhdrejtë) (kundrinori i drejtë)

 

5. Rasa gjinore (Der Genitiv)

🔸 Emrat në rasën gjinore iu përgjigjen pyetjes "i/e kujt?", "i/e cilit-ës?"/"e/e cilëve-ave?" (“wessen?”).

🔸 Rasa gjinore (Der Genitiv) përdoret për të shprehur pronësi. Për shembull, në anglisht pronësia tregohet me përdorimin e apostrofit, “the girl's ball” (topi i vajzës/der Ball des Mädchens). Në këtë shembull, "des Mädchens" ("i vajzës") është në rasën gjinore.

👉 Më poshtë tregohet si ndryshojnë nyjet e emrave në rasën gjinore:

oie aDpJi9esKOl2

📌 Emrat e gjinisë mashkullore dhe asnjanëse, me një rrokje, marin "-es" në fund. Kurse emrat e gjinisë mashkullore dhe asnjanëse, me disa rrokje, marin "-s" në fund. 🔍 Për shembull:

 Der Koffer des Mannes.  Valixhja e burrit.
 Die Spielzeuge des Kindes.  Lodrat e fëmijës.
 Das Buch meines Bruders.  Libri i vëllait tim.
 Das Auto meines Schwesters.  Makina e motrës sime.

 

🔴Për ta përmbyllur, nuk është e nevojshme të mësoni përmendësh të gjitha nyjet për të gjitha rasat.

👉Për t'i mbajtur mend ato sa më mirë, bëjini vetes pyetjet:

💬 Çfarë gjinie ka emri? Mashkullore, femërore apo asnjanëse?

💬 Cili është funksioni i emrit në fjali? Kryefjalë, kundrinor i drejtë apo kundrinor i zhdrejtë?

📌Nëse nga këto pyetje, nuk ju vijnë ndërmend forma e saktë e nyjes dhe emrit, hidhini një sy herë pas here tabelave në këtë artikull.

Duke përsëritur, patjetër që do mësoni shumë shpejt!

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj

Image
Online Academy
Oraret e mësimdhënies
  • Hënë - Shtunë
  • Diel

Rruga "Tish Daija", Kompleksi Kika II, Hyrja Nr. 2,
Tiranë, Shqipëri