Zoom ofron komunikimin në distancë pa kosto dhe me shumë lehtësira. Në këtë blog do të merrni udhëzimet bazë si të rregjistroheni dhe të përdorni atë.
Zoom ofron komunikimin me një numër të madh pjesëmarrësish në një thirrje. Ti ke mundësinë të komunikosh pa limit me një person.Nëse zhvillon thirrjen me më shumë se një person mund të flasësh live për 40minuta dhe të rinisësh një takim tjetër pas kësaj kohe.
Rregjistrimi në aplikacion është shumë praktik. Nëse dëshironi të krijoni një llogari në zoom, ju do të vendosni adresën e postës elektronike dhe zoom do t'ju dërgojë një email aktivizimi. Kur të merrni emailin e aktivizimit, klikoni në link për të aktivizuar llogarinë tuaj.
Më poshtë demostrohen hapat e rregjistrimin në llogarinë tuaj në zoom.
Vendosni adresën e emailit dhe fjalëkalimin, dhe më pas shtypni butonin Sign In.
Zoom ka shumë element përbërës dhe ti i ke në kontroll ato. Mund ti menaxhosh dhe ndryshosh të gjitha .Ke opsionin e mute dhe unmute që iu lejon të hapni ose të mbyllni mikrofonin tuaj.Mund të ndryshoni ju mikrofonin apo altoparlantin që zoom do të përdorë përmes kontrolleve të audiove. Gjithashtu keni mundësinë të komunikoni përmes videos dhe nëse pajisja juaj nuk ka cilësi të mirë kamere ju mund të zgjidhni vet kamerën me të cilën zoom do të funksionojë.
Zoom ju lejon të krijoni, modifikoni dhe nisni sondazhet tuaja. Opsionet për të krijuar ose nisur sondazhet do të hapin portalin ueb Zoom në shfletuesin tuaj të paracaktuar.
Përdorimi i brendshëm i zoom
Elementët e brendshëm të zoom përfshijnë mundësinë për të krijuar një thirrje , për të shtuar apo hequr pjesëmarrës nga llogaria juaj apo nga ora e mësimit live, chat-in apo dhe përdorimin e whiteboard për të bërë shënime sipas nevojës.
-New meeting – Opsion që përdoret për të nisur një takim të ri .
New meeting përdoret për të nisur një thirrje për personat që nuk janë kontaktet tuaja
-Participants - Pjesëmarrësit
- Fto: Ftojini të tjerët të bashkohen në takimin tuaj.
- Menaxhoni Pjesëmarrësit: Hap dritaren e Pjesëmarrësve.
Klikoni contacts për të shtuar nje kontakt të ri . Pasi klikoni contacts do të happen contacts/channels , zgjidhni contacts dhe më pas klikoni te shenja + dhe zgjidhni add contacts
a) Invite- Gjatë kohës që jeni në takim mund të hapni dritaren e pjesëmarrësve dhe mund t’i bëni invite në takim pa e mbyllur takimin
b) copy invite Url – Duke hapur dritaren e pjesëmarrësve mund të kopjoni linkun
Chat
1. I jashtëm – I cili fshihet pasi mbyllet takimi
- Privately- Chat-i në zoom është privat , duke klikuar mbi emrin e personit me të cilin dëshiron të komunikosh
- To everyone – chat-i publik shërben për të nisur mesazhe të gjithë pjesëmarrësve në takim
2. I brendshëm – Chat-i i brendshëm qëndron dhe pasi mbyllet takimi
Mund të shtoni-file (shto video/foto)
Share screen
- Whiteboard (save),duke klikuar shigjetën e save ju mund të ruani shënimet e bëra në whiteboard
- Share computer sound – Pasi bëni screenshare ,sigurohuni të shënoni me tick butonin share computer sound
- Share word/foto /google specifikisht –Secila shpërndarje në zoom është specifike ,pra neëe ju shpërndani një material nga google , pjesëmarrësit mund të shohin vetëm ate dhe jo dicka tjetër
- Annotate -Në momentin e share screen në tekst mund të besh annotate dhe kjo të lejon të bësh shënime në tekst
Zoom lehtëson komunikimin , e bën atë më praktik dhe përshtatet me të gjithë grupmoshat. Mund të përdoret në shumë vende përmes kompjuterit ose apartit tuaj celular përmes internetit.