Termat dhe Kushtet e Përdorimit
Online Academy shpk ofron këtë faqe interneti për qëllimin e vetëm të edukimit, kënaqësisë dhe informimit tuaj. Ne dëshirojmë t’ju inkurajojmë të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit përpara përdorimit të kësaj faqe interneti.
Këto terma dhe kushte përdorimi janë të zbatueshme për faqen e internetit të Online Academy www.onlineacademy.al dhe gjithashtu mund të jenë të zbatueshme për faqet e internetit të promovuara nëpërmjet faqes tonë. Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdormi. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet të hyni dhe as nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.
Vetëm nëse deklarohet ndryshe, ne zotërojmë të drejtat mbi pronën intelektuale të faqeve të këtij website dhe të gjitha dokumentave të disponueshme në të. Asnjë informacion dhe/ose përmbajtje nuk mund të riprodhohet dhe/ose ripublikohet në çdo formë, përveçse jeni të lirë të shkarkoni, shfaqni, apo printoni vetëm për përdorim personal jo komercial.
Ju nuk duhet të përdorni këtë faqe në ndonjë mënyre që mund t’i sjellë dëme faqes tonë ose në asnjë mënyrë tjetër e cila mund të jetë e dëmshme, e jashtëligjshme, apo të përbëjë mashtrim.
Politikat e kthimit të pagesave
Online Academy ndjek këto politika për rimbursimin e pagesave të kryera nga klientët e saj:
- Rimbursim të plotë 100% kur kursi per arsye madhore anullohet nga Online Academy. Shuma e kthyer sigurohet të jetë ajo që ka dërguar klienti duke mbuluar kostot e transaksionit.
- Rimbursim të plotë 100% kur klienti informon mos pjesëmarrjen e tij në kurs më shumë se 4 ditë nga data e fillimit të tij(1).
- Rimbursim në vlerën 80% kur klienti informon mos pjesëmarrjen e tij deri në 4 ditë përpara fillimit të kursit(1).
- Rimbursim në vlerën 50% në rastet kur klienti ka filluar kursin edhe ka kryer më pak se gjysmën e seancave të parashikuara(1).
- Në rastet kur klienti ka kryer më shumë së gjysmën e seancave të planifikuara, Online Academy rezervon të drejtën të vendos nëse klienti mund të rimbursohet për pagesat e kryera(1).
Deklarate Informuese
Kjo faqe mund të përmbajë pasaktësi të paqëllimshme teknike dhe/ose informuese, gabime tipografike, ose gabime të rastit. Me gjithë përpjekjet tona të arsyeshme për të siguruar që informacioni i dhënë është i besueshëm, i saktë dhe i plotë, ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për çfarëdo gabimi të paqëllimshëm dhe të rastit. Çdo mbështjetje juaja në këtë informacion është rigorozisht vetëm përgjegjësi juaja.
Ne sigurojmë informacion për klientë, punonjës, kontraktorë dhe investitorë egzistues dhe potencialë si dhe për çdo vizitor, me qëllim informimin mbi aktivitetet e kompanisë tonë.
Megjithatë, ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndonjë vendim që marrin këto palë, që mbështetet vetëm në informacionin e siguruar në këtë faqe.
Çdo palë, nën përgjegjësinë e vetë, duhet të kryejë kërkime dhe investigime të mëtejshme për informacion në mënyrë që të marrë vetë vendimet e saj të mirëinformuara.
Ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime në formatin, përmbajtjen, faqet, dokumentat dhe çdo informacion të kësaj faqe interneti (websiti), në çdo kohë dhe pa asnjë paralajmërim.
(1)Shuma e depozituar i kthehet klientit në payment gateway e cila dakordsohet me të, kostot e transfertes mbulohen nga shuma që do rimbursohet.